Top Channel/ Ra nga rrota e avionit, 19 vjecari afgan ishte një futbollist premtues!

Një prej viktimave fatkeqe të tragjedisë së disa ditëve më parë në aeroportin e Kabulit, ku disa persona ranë nga avioni ushtarak i transportit nga po largohej nga Afganistani, ishte 19 vjecari Zaki Anwari, ish futbollist i ekipit vendas të të rinjve i konsideruar një talent në fushën e blertë.

Anwari ishte prej të rinjve që u kapën pas rrotave të C 17-tës amerikan, me shpresën t`i largoheshin kësisoj tmerrit të jetës nën regjimin mbytës taleban, por të pandërgjegjshëm nga ana tjetër për rrezikun e madh që barte një veprim i tillë. Pamjet shokuese të qindra afganëve të dëshpëruar që rrethonin avionin bënë xhiron e botës.

Të paktën dy prej tyre ranë nga lartësia kur ai u ngrit në ajër, ndërsa një tjetër u tha se kishte ngecur në njërën prej rrotave të mjetit fluturues. Tani mësohet se ky i fundit ka qenë pikërisht futbollisti 19 vjecar. Mbetjet e trupit të tij u morën nga një ekip amerikan. Në postimin e fundit në Facebook, i riu i mbushur me ënddra për të ardhmen shkruante se donte ta merrte vetë në dorë fatin e tij.
“Jetën e pikturoni ju si të doni. Mos ia lini furcën në dorë askujt tjetër”, ishte mesazhi prekës i tij.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Afghanistan#Kabul#TopChannelNews

7 komentarze:

Gentian Kalemi
Gentian Kalemi :
Tadeuzinho Araujo..cfare do te thuash me keto video qe gjithe afganistani eshte i tille?
Alma 1
Alma 1:
Kulmi si e lexon kjo këtë lajm. Sikur qesh
Afrim Imeri
Afrim Imeri:
Kamenduar ishkreti se arriti ne shqipri🤔
Panajot Zylalaj
Panajot Zylalaj:
Si n film 😂😂😂😂😂😂
Egzon Sejfiu
Egzon Sejfiu:
vaca
Ardit Cenko
Ardit Cenko:
Anari ike per lesh k....🙏
Hans olo
Hans olo:
Mos do e kishte ble Kuksi ose vellaznia