Top News - Pornostarja ofron para për shaminë që Messi fshiu lotët

Ajo është padyshim shamia më e shtrenjtë në botë. Pak kohë më parë, shamia që supozohet se i përket legjendës Lionel Messi, të cilën ai e përdori për të fshirë lotët në konferencën për shtyp ku i dha lamtumirën FC Barcelonës, ka dalë në ankand për shumën e çmendur 1 milion dollar.
Dhe duket se ofertat nuk kanë munguar dhe kjo i ka çmendur të gjithë.

E radhës që ka bërë një çmenduri për të pasur facoletën që Messi fshiu lotët është edhe modelja e ‘’Playboy”, Luana Sandien, e cila ka ofruar gjysmë milioni për ta bërë të sajën.
Modelja propozoi se do të pozonte “lakuriq", vetëm me shaminë që Messi fshiu lotët. Pra, bëri një ofertë të guximshme publike.

Ylli argjentinas u largua kësaj vere nga “Camp Nou” pas 21 vitesh, duke zgjedhur për vijimin e karrierës PSG. Një goditje e vërtetë për tifozët katalanas, pasi klubi i tyre nuk ishte në gjendje të nënshkruante kontratë të re me të për shkaqe të borxheve stratosferike.
Superylli 34-vjeçar ishte i përgatitur për ta përgjysmuar pagën e tij për të qëndruar te skuadra e zemrës, një marrëveshje kjo në mes të krizës financiare të Barcelonës. Sidoqoftë, rregullat financiare të La Liga-s e penguan zgjatjen e qëndrimit të Messit me Blaugrana-t.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Messi#LuanaSandien#TopChannel

1 komentarze:

Rudin Reka
Rudin Reka:
Po ca do besh me shamin moj vajz do fshish by.....